An: Shoqatën zvicerane të sipërmarrësve të ndërtimit

Merreni seriozisht mbrojtjen shëndetësore dhe rregullojeni punën në vapë

Merreni seriozisht mbrojtjen shëndetësore dhe rregullojeni punën në vapë

Valët gjithnjë më të forta dhe më të shpeshta të vapës në Zvicër rrezikojnë gjithnjë e më shumë shëndetin e punëtorëve të ndërtimtarisë. Raportet e mediave e tregojnë qartë këtë. Për vite të tëra shoqata e sipërmarrësve të ndërtimit refuzon të vendosë rregulla të detyrueshme e standarde për punën në vapë, duke shtyrë kështu përgjegjësinë e saj për shëndetin e punëtorëve të ndërtimtarisë. Shembujt në Vaud, Tiçino apo në Austri tregojnë, se zgjidhjet do të ishin të mundshme. Mirëpo me qëndrimin e tyre refuzues shoqata e sipërmarrësve të ndërtimit pengon rregullimin e qartë, i cili do të mbronte shëndetin e punëtorëve të ndërtimtarisë.

Warum ist das wichtig?

Shoqata e sipërmarrësve të ndërtimit është shoqatë e punëdhënësve, anëtarët e së cilës shumicën e punëmarrësve, të cilët rregullisht duhet të kryejnë jashtë dhe në vapë punë të rënda trupore.

Megjithëse ka rekomandime dhe udhëzime nga SECO (Sekretariati Shtetëror për Ekonomi) dhe SUVA (Sigurimi Aksidental) në lidhje me punën në mot të nxehtë, realiteti në kantieret zvicerane tregon se sipërmarrësit e ndërtimit janë të paaftë apo të pavullnetshëm për ti zbatuar ato.

Prandaj nevojiten rregullat të qarta dhe detyruese në nivel të industrisë së ndërtimit. Vetëm kështu mund të mbrohet shëndeti i punëmarrësve. Për shkak të madhësisë, peshës politike dhe traditës së partneritetit social të saj, shoqata e sipërmarrësve të ndërtimit ka një funksion shembullor. Presionet e afateve dhe e kostos nuk duhet të përdoren si pretekst. Duhet të gjenden zgjidhje, të cilat vlejnë për të gjithë, që punëdhënësit të marrin përsipër përgjegjësinë e tyre për të mbrojtur punëmarrësit.

Që kjo është e mundur, tregojnë zgjidhjet ekzistuese. Është e pakuptueshme pse ndërtuesit e rrugëve në Tiçino, punëtorët e ndërtimtarisë në Vaud apo punëtorët e ndërtimtarisë në Austri e dinë se kur duhet të ndërpritet puna në interes të mbrojtjes shëndetësore, por nuk duhet të jetë e mundur të gjendet një zgjidhje që vlen edhe në Cyrih, Bazel ose në Sion. Andaj i bëjmë thirrje shoqatës së sipërmarrësve të ndërtimit që më në fund të marrë përgjegjësinë e saj dhe të heqë dorë nga qëndrimi bllokues. Formësimi i së ardhmes në një Zvicër gjithnjë e më të ngrohtë.

Kategorien